Laporte thumbon Manchester United

Laporte thumbon Manchester United

Mbrojtësi i Manchester Cityt Aymeric Laporte nuk ka hezituar që përmes një interviste me “The Guardian” të thumbojë rivalin e klubit të tij, Manchester United.

Laporte së bashku me Cityn këtë sezon janë në garë për të fituar tre trofe, respektivisht atë të Premier Ligës, Ligës së Kampionëve dhe atë të FA Cup, për dallim nga rivali i tyre United që po lufton vetëm për një pozitë që siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.


Ndërkaq, tani përmes një interviste, mbrojtësi spanjoll ka thumbuar “Djajtë e Kuq”, për vazhdimin e formës së dobët pa trofe.

“Ne kemi fituar 11 trofe në vetëm katër vite, dhe kjo gjë mund t’i bezdisë njerëzit, shembull konkret janë fqinjët tanë, të cilët nuk kanë fituar asgjë”, tha Laporte.

Manchester City i rikthehet aksionit në Premier Ligë nesër, ku me fillim nga ora 16:00 zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Burnleyt.

Lexo edhe

Video