Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Laporta me fjalë të ashpra drejt PSG-së për Leo Messin

Laporta me fjalë të ashpra drejt PSG-së për Leo Messin

Zgjedhjet janë afër te Barcelona, por pa një president funksional në krye të klubit, Barcelona nuk është në gjendje të bëjë ndonjë biznes në treg.

Sidoqoftë, çdo lëvizje e madhe ka nevojë për bekimin e bordit të ri dhe momentalisht, kjo thjesht nuk është e mundur. Mirëpo, kjo nuk i ka ndaluar klubet e tjera të flirtojnë me yjet e “Katalanasve”, madje duke përmendur disa lojtarë si pjesë e planeve të tyre.

Kjo, sigurisht, është e vërtetë për Paris Saint-Germain pasi titanët francezë ende ëndërrojnë ta rrëmbejnë Lionel Messin në verë pasi kontrata e tij zyrtarisht të mbarojë. Por sipas Joan Laportas, një nga favoritët për të fituar garën presidenciale, kjo është një bisedë shumë e parespektueshme pasi Leo është ende një lojtar i Barcelonës, përcjell KosovaPress.


Duke folur për “Fox Sports”, Laporta iu përgjigj klubit francez duke thënë:

“Parisi duhet të ndalojë së foluri për Messin, por fatkeqësisht nuk ka president që t’i përgjigjet kësaj mungese absolute respekti”.

Është e vërtetë që klubet nuk duhet të diskutojnë për lojtarë dhe blerje të lojtarëve nëse biznesi nuk është përmbyllur zyrtarisht ose së paku, është në faza të avancuara të negociatave. Në këtë mënyrë, PSG po ofendon drejtpërdrejt palën tjetër duke folur për lojtarin e tyre në një mënyrë të tillë dhe kaq publikisht.”

Sido që të jetë, ende nuk dihet nëse Messi me të vërtetë do të largohet nga Camp Nou sapo të hapet afati kalimtar veror dhe zgjedhja e një presidenti të ri së shpejti mund të luajë një rol të madh në këtë çështje.

Lexo edhe

Video

error: