Laporta flet mbi situatën e Dembeles

Laporta flet mbi situatën e Dembeles

Bisedimet mes Ousmane Dembele dhe Barcelonës që të arrijnë marrëveshje për rinovim të kontratës janë duke shkuar më ngadalë seç ishte menduar, ka thënë presidenti i Barcelonës Joan Laporta.

Dembele, i cili iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi në vitin 2017, do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, ku edhe ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Camp Nou” në janar.

Raportimet e fundit nga Spanja janë që agjenti i Dembeles Moussa Sissoko është i përgatitur që të dëgjojnë oferta nga klube të tjera, pasi që nuk është i lumtur me kontratën e fundit të propozuar nga Barcelona.


Dembele mund të fillojë bisedime me cilindo ekip për një transferim si lojtarë i lirë që nga muaji i ardhshëm, nëse rinovimi i kontratës me Barçën nuk arrihet, por presidenti i kësaj të fundit, Laporta është shprehur optimist mbi këtë gjë.

“Ka qenë një proces më i ngadalshëm në krahasim me atë që e kishim menduar. Ne jemi duke punuar në këtë aspekt, dhe do të vazhdojmë luftën që të arrijmë atë që dëshirojmë”, tha Laporta.

“Nuk mund ta injorojmë që në kontratë duhet të përfshihet paga. Duhet ta ndajmë atë shumë në disa mënyra, dhe mënyra e vetme është nëse disa lojtarë largohen nga skuadra”, shtoi presidenti i Barcelonës.

Gjatë karrierës së tij me Barcelonën, Ousmane Dembele ka arritur të bëjë 121 paraqitje që nga debutimi i tij, duke regjistruar 30 gola dhe 20 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: