Laporta e falënderon Lewandowskin, në pritje të përgjigjes nga Bayerni

Laporta e falënderon Lewandowskin, në pritje të përgjigjes nga Bayerni

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur rreth situatës së transferimit të Robert Lewandowskit, ku edhe tregoi se klubi është në pritje të një përgjigjeje nga Bayern Munichu.

Tanimë nuk është sekrete dëshira e Lewandowskit për të kaluar te Barcelona, ku ylli polak kishte bërë të ditur publikisht që dëshiron të largohet këtë verë nga Bayerni, përcjell KosovaPress.

Së fundmi, Barcelona kishte bërë ofertë drejt Bayernit për sulmuesin polak, ku shifra e raportuar ishte 35 milionë euro plus shtesa, por që kjo ofertë nuk i bindi krerët e gjigantit gjerman.

Por, si duket Barcelona ka bërë një ofertë të re për Lewandowskin, pasi që presidenti Laporta tregoi që klubi janë në pritje të një përgjigjeje sa i përket shumës së ofruar drejt Bayernit.


“Ne kemi bërë një ofertë drejt FC Bayern për të nënshkruar me Lewandowskin, dhe ne jemi në pritje për përgjigjen e tyre, unë shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive”, tha Laporta.

Po ashtu, presidenti i Barcelonës e falënderoi publikisht Lewandowskin që dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalunas.

“Unë dua që ta falënderoj Lewandowskin publikisht për atë që është duke e bërë vetëm për të na u bashkuar neve”, tha Laporta.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Bayernit, por duke e marrë parasysh që gjiganti gjerman ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Lewandowskit, si duket Barcelona do të marrë përgjigje negative nga kampioni i Bundesligës.

Lexo edhe

Video