Lansohet projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”, Aliu e Nagavci e vlerësonjë si sifidë e objektiv kryesor
Lexohet për: 2 min.
900x600 (7)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTi) dhe me ndihmën e organizatës GIZ, kanë lansuar projektin “Siguria e fëmijëve në trafik”.

Ky projekt u lansua në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë me aplikacionin i cili do të jetë për fëmijët nga 6 deri 12 vjeç.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka thënë se kjo është një ndër sfidat themelore të MMPHI-së.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se objektivi kryesor i platformës që është lansuar sot është ofrimi i sigurisë fizike.

Po ashtu, Zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad, ka theksuar se ky projekt nuk është vetëm për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve e sigurisë rrugore, por gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptojë më mirë sigurinë rrugore, si një element vendimtar dhe drejt integrimit në BE.

E në këtë lansim, padyshim që nuk mungoi as Policia e Kosovës, e cila ndikon në trafikun rrugor e në sigurinë e trafikut.

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Sulejman Halili ka shtuar se në ditët e sotshme patriotizëm është të shpëtosh jetën e njeriut me aktivitete të tilla.

Ai ka deklaruar se në 5 vitet e fundit në Prishtinë kanë humbur jetën 63 këmbësorë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025