Lansohet projekti për këshillat e fuqizimit të fuqisë punëtore

Lansohet projekti për këshillat e fuqizimit të fuqisë punëtore

USAID ka lansuar të premten projektin për këshillat e fuqizimit të fuqisë punëtore në sektorin e agrobiznesit, teknologjisë informative dhe të përpunimit të drurit. 

Drejtoresha e misionit te USAID në Kosovë, Zeinah Salahi, tha se sektori privat është fuqia transformuese dhe sociale që mund t’i ndihmojë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Ajo u shpreh e shqetësuar se në bazë të të dhënave, 40 për qind e të rinjve në Kosovë nuk janë të përgatitur për tregun e punës.


Në anën tjetër, ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se arsimi dhe aftësimi profesional është shtyllë e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, Kujtim Tali nga kompania 3CIS, tha se teknologjia informative duhet të ketë barrën kryesore të zhvillimit të Kosovës.

Kurse, udhëheqësja e aktivitetit, IREX, Valmira Haxhiaj, tha se këto inicativa nxisin zhvillimet sektoriale në sektorin privat.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.