Sot (e enjte) është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore. Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Me këtë rast u tha se projekti rrit mundësinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gajtë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.
"Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, ka thënë ai.