Lansohet programi “Sport në Shkolla”, synohet ndërtimi i një shoqërie aktive
Lexohet për: 2 min.
416151116_2127608187594433_6260886238108452988_n
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka lansuar sot Programin Nacional “Sport në Shkolla”, program ky që ka për qëllim shtimin e numrit të aktiviteteve sportive nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës si dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky program synon ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme si dhe mirëqenien e të rinjve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

I pari i Qeverisë së Kosovës shtoi se programi në vete përfshinë pesë komponentë.

E komuna ku u lansua ky projekt ishte ajo e Poidujevës.

https://kosovapress.com/lansohet-programi-sporti-ne-shkolla

Kryetari i saj, Shpëtim Bulliqi, tha se ky program gjithashtu i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale.

Pas përfundimit të ceremonisë për lansimin e këtij projekti në shkolla, kryeministri Kurti zhvilloi një takim me kryetarin Bulliqi, në objektin e komunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024