Lansohet platforma online për ndihmë juridike falas, së shpejti strategjia nacionale kundër dhunës në familje

Lansohet platforma online për ndihmë juridike falas, së shpejti strategjia nacionale kundër dhunës në familje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe UN Women kanë lansuar platformën ‘online’ për ndihmë juridike falas. Ndërkohë që është bërë e ditur se për dy vjet IKD ka ofruar më shumë se dy mijë raste të këshillave juridike, pjesa dërrmuese e tyre në ndihmë ndaj grave.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se janë në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje, derisa shtoi se përmes bashkëpunimit shoqëror e institucional po synojnë të parandalojnë atë.

“Çelësi për adresimin e problemeve dhe parandalimin e dhunës është në bashkëpunimin shoqëror por edhe bashkimi e bashkëpunimi institucional. Jemi në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje. Planifikimi është që te finalizohet për hatër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore ku parashihen me shumë së 100 aktivitete. Ideja është që të sensibilizojmë opinionin publik në parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, ka thënë ajo.

Shef i zyrës së BE-së Kosovë, Tomaś Szunyog, tha se fatkeqësisht dhuna në familje është e shprehur ende në Kosovë.


“Ky vendim ka qenë shumë i duhur për ndihmën e dhënies ndaj dhunës së  grave në familje. Dhuna në familje është fatkeqe në Kosovë”, ka thënë ai.

Koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Urika Richardson tha se lansimi i kësaj paltforme është i mirëseardhur në Kosovë, pasi që është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, sidomos gjatë pandemisë.

“Sundimi i ligjit sa i përket dhënies së ndihmës për ata qe kanë nevojë ka rëndësi të madhe. Dhuna e bazuar në gjini është vepër penale. Qasja në drejtësi nuk duhet të jetë e varur nga gjepi. Më vjen shumë mirë se kjo platformë është fleksibile. E dimë se në Kosovë me pandeminë është keqësuar gjendja në dhunën me familjen sepse gratë është dashur të qëndrojnë në shtëpi e nuk ka qenë e lehtë që të mbrohen”, ka thënë Richardson.

Ndërsa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se dy vitet e fundit kanë ofruar ndihmë juridike për dy mijë raste.

“Stafi i IKD-së në këto dy vitet e fundit kanë ofruar me shumë se dy mijë  raste të këshillave juridike të cilat prej tyre 40 përqind për ndihmën e grave dhe 25 përqind për komunitet jo shumicë”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video