Lansohet aplikacioni “Lajmëro policinë”, qytetarët mund të raportojnë rastet pa shkuar në polici

Lansohet aplikacioni “Lajmëro policinë”, qytetarët mund të raportojnë rastet pa shkuar në polici

Qytetarët e Kosovës tash e tutje do të mund t’i raportojnë rastet pa shkuar në stacionet policore falë aplikacionit të ri “Lajmëro policinë”.

Me rastin e lansimit të këtij aplikacioni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se kjo platformë elektronike do të jetë një lehtësim i madh për qytetarët, të cilët mund të raportojnë rastet e ndryshme.


Në një konferencë për media, ai tha se raportimi përmes kësaj platforme do të jetë shumë më konfidencial dhe se pret një bashkëpunim më të madh nga qytetarët.

Ndërsa, kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, deklaroi se në këtë aplikacion mund të kenë qasje të gjithë qytetarët.

 

Lexo edhe

error: