Lampard tregon gendjen e Hudson-Odoi

Lampard tregon gendjen e Hudson-Odoi

Chelsea ka hapur qendrën stërvitore, por jo për të gjithë futbollistët.

Klub londinez ka njoftuar se pas dezinfektimit të ambienteve, kompleksi ka nisur të funksionojë, por vetën për ata që nuk kanë pasur kontakte të afërta me Callum Hudson-Odoi e që nuk janë në izolim.


Për futbollistin e tij foli edhe trajneri Frank Lampard, i cili tha se lojtari është në gjendje shëndetësore të mire.

“Jam i lumtur të them se Callum ka bërë përparime të mëdha dhe tani ndihet shumë mirë. Kjo na interesonte më shumë. Për fat të keq, e dimë që jo të gjithë të prekurit do të jenë mirë, kështu që nxis familjen e futbollit dhe të gjitha sportet të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të vënë shendetin në plan të parë. Nuk jam mjek, nuk mund dhe nuk dua të jap këshilla, por i ftoj të gjithë që personave më të prekshëm, pleqtë, ata që jetojnë vetëm, t’u sigurohet kujdesi”, deklaroi Lampard.

Lexo edhe

error: