Lampard flet për herë të parë për Timo Werner

Lampard flet për herë të parë për Timo Werner

Skuadra e Chelseat ditë më parë ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të shumë kërkuar, Timo Werner.

Ky transferim ka gëzuar tejmase, tekniku e skuadrës nga Londra, Frank Lampard, transmeton KosovaPress.

Duke folur për mediat angleze, Lampard u shpreh se Werner është lojtari që klubi po e kërkonte tash e një kohë dhe sipas tij ai mund të bëjë një stinor të mirë tek Chelsea.


“Unë kam folur me TImo Werner dhe ai është shumë i entuziazmuar. Jam me të vërtetë i lumtur për ardhjen e tij. Është lloji i lojtarit që ne po kërkonim. Ai mund të ketë një ndikim të madh në lojën tonë. Shpresoj që një gjë e tillë të ndodh”, ka deklaruar Lampard.

Kujtojmë që në garë për sulmuesin e Leipzig ishin shumë skuadra të njohura evropiane, duke përfshirë këtu edhe Liverpoolin e Manchester United./KosovaPress/

Lexo edhe

Video