LambdaLambdaLambda hap galerinë e dytë në Prishtinë

LambdaLambdaLambda hap galerinë e dytë në Prishtinë

Galeria e parë ndërkombëtare për art bashkëkohor në Prishtinë, LambdaLambdaLambda ka hapur hapësirën e dytë ekspozuese. E quajtur LambdaLambdaLambda² kjo hapësirë ndodhet në objektin ‘Mekanizimi’ në Rrugën Fehmi Agani dhe do të hapet për publikun më 20 korrik nga ora 12:00 deri me18:00,me ekspozitën grupore Nothing like home II ku marrin pjesë Blerta Hashani, Brilant Milazimi dhe Dardan Zhegrova.

Paralelisht me ekspozitën grupore Nothing Like Home II, në galerinë kryesore LambdaLambdaLambda hap eskpozitën tjetër titulluar Newborn nga artisti francez Bruno Serralongue. Newborn hapet të mërkurën, 20 korrik nga ora 18-21.

Galeria LambdaLambdaLambda është hapur për herë të parë në vitin 2015, pwr tw ofruar një ambient të përshtatshëm për art, eksperimentim, diskutim dhe mësim, sidomos përmes përvojave të bashkëpunimit mes artistëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.

Nga viti 2015 deri më sot, LambdaLambdaLambda ka hapur 36 ekspozita në galerinë kryesore në Prishtinë. Përveç kësaj, Galeria Lambda është pjesëmarrëse e rregullt e panaireve ndërkombëtare të artit si Art Basel, frieze, Fiac dhe të tjera. Në tetor LambdaLambdaLambda do të marrë pjesë në Paris+, Panairi i Parë i Art Basel në Paris.

LambdaLambdaLambda u themelua dhe drejtohet nga Isabella Ritter dhe Katharina Schendl.

////// Informatat e plota rreth lokacioneve dhe ekspozitave të galerive LambdaLambdaLambda dhe LambdaLambdaLambda² ↓

– Bruno Serralongue

Newborn

Ekspozita hapet më 20.07.2022, 18-21h


21.07. –29.10.2022

LambdaLambdaLambda 

Rruga Garibaldi 1 / Johan von Hahn 8, Prishtinë

Nothing like home II 

Blerta Hashani, Brilant Milazimi and Dardan Zhegrova

ekspozita hapet mw: 20.07.2022, 12-18h

21.07.  – 29.10.2022

LambdaLambdaLambda²

Rruga Fehmi Agani / Tirana, Prishtinë

Lexo edhe

Video