Lajmërohet Ronaldo, ka një mesazh para nisjes së Botërorit

Lajmërohet Ronaldo, ka një mesazh para nisjes së Botërorit

I shumëpërfoluri për shkak të komenteve të tij të fundit ndaj klubit aktual të tij, Manchester United Cristiano Ronaldo është lajmëruar edhe njëherë në prag të fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Kësaj radhe ai është lajmëruar nga profili i tij në “Facebook” ku ka postuar një fotot në të cilët shfaq formën e tij fantastike fizike, përcjellë KosovaPress.


Në përshkrimin e kësaj fotoje, Ronaldo ka lënë të kuptohet se është tejet i gatshëm dhe maksimalisht i përqendruar për të dhënë më të mirën për vendin e tij, Portugalinë.

“Po ndihem mirë, po ndihem mirë. Angazhimi dhe përqendrimi i njëjtë sikur para çdo sfide. Përqendrim, dëshirë dhe besim. Gjithmonë për Portugalinë.”, ka shkruar Ronaldo.

Ylli portugez do të bëjë gjithçka për ta fituar këtë trofe, ndërsa menjëherë pas Botërorit do të vendos për të ardhmen e tij në nivel klubesh.

Lexo edhe

Video