Lajmërohet Granit Xhaka

Lajmërohet Granit Xhaka

Granit Xhaka është shndërruar në emrin më të komentuar e më të përfolur që nga fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 në Kampionatin Botëror.

Goli i Xhedan Shaqirit dhe performanca e jashtëzakonshme e Granit Xhakës ishin vendimtaret për ta përjashtuar Serbinë nga Kupa e Botës duke bërë që dy lojtarët nga Kosova të shihen si heronj të vërtetë, raporton KosovaPress.


Sot, ka ardhur reagimi i parë i Granoit Xhakës pas gjithë atyre polemikave nëpër media.

“Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht të imunizuar ndaj turbulencave emocionale”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram”.

Ndryshe, Xhaka gjatë ndeshjes pati edhe përplasje fizike me lojtarët serb, ndërsa në fund festoi me fanellën e Ardon Jasharit, gjest për të cilin po flitet se mund të dënohet nga ana e FIFA-së.

Lexo edhe

Video