Xhudisti Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris pasi është ndalur në gjysmëfinale. Ai e kishte thënë hapur disa herë synimin e tij për medalje në këtë olmpiadë, por këtë nuk e arriti.
Dy ditë pas humbjes, Gjakova ka dal me reagim të gjatë në ‘Facebook’, ku ka shprehur qëllimin e tij për t’u rikthyer fuqishëm në të ardhmen.
Perfunduan edhe lojerat olimpike “Paris 2024”. Fatkeqesisht me fatin e keq iku edhe shanca per t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurre me perpara nuk ka qene me afer meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithate, nuk ma mori endrren qe une nje dite ta kem edhe kete medalje, e cila eshte synimi im jetesor.
Une kam filluar te stervitem ne sportin e xhudos, ne vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Qe atehere e deri sot une kam bere çdo gje nga vetja te arrije ketu. Natyrisht kam pasur fatin ta kem trajnerin me te mire ne bote, ne krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikes se Kosoves, i’a dedikoj te gjithe te arriturat e mija.
Te jesh nje sportist i nivelit te tille para se gjithash, duhet te jesh nje karakter i vertete, te kesh nje dicipline, regjim dhe kulture tejet te larte. Pastaj fillon dhe vjen ne shprehje puna dhe te arriturat. Per ta prekur kete nivel nuk eshte aspak e lehte, sepse ky nivel me ben sportistin me kompetitiv ne Republiken e Kosoves!
Nje xhudist fillon diten ne ora 05:00 per stervitjen e mengjesit. Per t’u kthyer ne shtepi dhe per ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bere gjumin me minuta dhe per t’u pergatitur per stervitjen e radhes . E keshtu me radhe. Pa parashikuar asnje here kushtet, faktoret e jashtem dhe rethanat e pa parashikuara: lendimet, semundjet, problemet dhe ç’eshtjet e tjera te cilat n’a rethojne si sfida te jetes.
Une jam krenar qe kam perfaqesuar shtetin tim dhe kombin shqiptar ne ngjarjen me te madhe sportive ne Bote. Jam thellesisht krenar per kombin tim gjitheandej botes, te cilet me kane frymezuar dhe motivuar jashtezakonisht shume me mesazhet qe me kane derguar. Kam qene i nderuar te ju perfaqesoj dhe u jam mirenjohes per perkrahjen fanatike qe ma keni dhene. Nuk ka qene e lehte norma olimpike dhe pjesemarrja ne Paris. Lere pastaj gara me me te fortit e botes, por ka qene nje eksperience te cilen do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytezoj qe te behem edhe me i forte per garat qe do te pasojne tutje.
Nje gje jam shume i sigurte. Do te punoj edhe tri here me shume qe ne kampionatin e ardhshem te botes dhe ne olimpiaden e ardhshme te jam me i forte ne te gjitha aspektet. E di qe ne sport pervoja dhe eksperienca e kane fjalen kryesore ne garat si keto ne Olimpiade, por e di se deri atehere une do t’i kem te dyjat. Tokion dhe Parisin, do t’i perdori mjeshtrisht ne mendjen dhe punen time per ta trazuar suksesin per te cilin jam sakrifikuar gjithe keto 22 vite pa ndalur asnje moment. Jam shume i bindur se me ndihmen e Zotit, do ta beje nje gje te tille. Une besoj se sakrifica jeme heret a vone do te shperblehet, nderkaq, do ta plotesoj absolutisht çdo gje qe varet nga ana e ime, per t’u permbushur.
Faleminderoj perzemersisht trajnerin tim Tonin. Faleminderoj federaten e xhudos. Faleminderoj shtetin tim per perkrahjen. Faleminderoj familjen time dhe te gjithe ata qe besuan tek une.