Lajm i mirë për Milanin, rikthehet Diaz

Lajm i mirë për Milanin, rikthehet Diaz

Mesfushori ofensiv i Milanit Brahim Diaz do të shpresojë që të rikthehet këtë javë në formacionin bazë të ekipit të tij, pasi që ka testuar negativ me Covid-19.

Spanjolli ka munguar në tre ndeshjet e fundit për “Rossonerët”, respektivisht kundër Hellas Veronës, Portos në Ligën e Kampionëve dhe Bolognës, pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell KosovaPress.

Diaz, ishte në vet-izolim në fitoren 3:2 të Milanit kundër Veronës, në humbjen me rezultat 1:0 kundër Portos dhe në fitoren e fundit të “Rossonerëve” me rezultat 4:2 kundër Bolognas.


Para ndeshjes së Milanit kundër Torinos që zhvillohet sot, gjigandi italian e konfirmoi që mesfushori Brahim Diaz ka rezultuar negativ me Covid-19.

“AC Milan mund të konfirmojë që Brahim Diaz ka rezultuar negativ ne testin e fundit të tij për Covid-19”, shkruante në faqen zyrtare të Milanit.

Diaz, i cili është në huazim nga skuadra e Real Madridit, ka shënuar tre gola në Serie A këtë sezon, e po ashtu ka kontribuar me një asistim.

Skuadra e Stefano Piolit do të ngjitej në pozitën e parë të tabelës nëse do ta evitonte humbjen sot dhe të regjistrojë fitore kundër Torinos.

Lexo edhe

Video

error: