Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë.
Rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0, por Kosova ka marrë një lajm të mirë, pasi që Rumanisë i është lënduar mbrojtësi Mario Camora, raporton KosovaPress.
Camora u ankua për dhimbje dhe kërkoi zëvendësimin në minutën e 23’, ndërsa vendin e tij e morri Deian Sorescu.