Lajm i hidhur për futbollin, Messi e konfirmon që “Katar 2022” do të jetë Botërori i tij i fundit

Lajm i hidhur për futbollin, Messi e konfirmon që “Katar 2022” do të jetë Botërori i tij i fundit

Tifozë të shumtë nga anë e mbanë bota do ta kenë rastin e tyre të fundit që këtë vit ta shohin superyllin, Lionel Messi të merr pjesë në një Kampionat Botëror.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ylli i Argjentinës, Messi, i cili ka thënë se “Katar 2022” do të jetë Botërori i tij i fundit në karrierë, përcjell KosovaPress.


“Ky do të jetë Kampionati Botëror i imi i fundit, sigurisht. Vendimi është marrë”, tha Messi për “PolloVignolo”.

E rëndësishme për të sqaruar përsëri se Messi nuk do të vendosë të ardhmen e tij mes PSG-së dhe Barcelonës tani ose në javët e ardhshme, vendimi i tij do të jetë në vitin 2023.

Lexo edhe

Video