Lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit, Klopp vazhdon të ardhmen e tij në “Anfield Road”

Lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit, Klopp vazhdon të ardhmen e tij në “Anfield Road”

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka rinovuar kontratën e tij me gjigantin anglez Liverpool, duke e zgjatur të ardhmen e tij në “Anfield Road” deri në vitin 2026, raporton gazetari i njohur i “The Athletic” David Ornstein.

Klopp dhe stafi i tij veçse ishin nën kontrata me Liverpoolin deri në vitin 2024, dhe tani besohet fuqishëm se ata kanë zgjatur marrëveshjet e tyre edhe për dy vite, përcjell KosovaPress.

Prej kohësh pritej që Klopp, i cili mori drejtimin e skuadrës në tetor të vitit 2015, të largohej nga Liverpool dhe të merrte pushim pas përfundimit të sezonit 2023-24.

Klopp ka thënë së fundmi se ai do ta merrte një vendim për të vazhduar me 19 herë kampionët e Anglisë vetëm nëse do të kishte energjinë për këtë punë.


Mike Gordon, presidenti i pronarëve të Liverpoolit, Fenway Sports Group, ishte i pranishëm të mërkurën mbrëma teksa lojtarët e Klopp mundën Villarrealin 2:0 në takimin e tyre të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Besohet se ai ishte atje për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të re me Klopp, agjenti i të cilit Marc Kosicke ishte gjithashtu në “Anfield”, i ulur pranë presidentit Gordon.

Pronarët e Liverpoolit kanë qenë të vendosur të vazhdojnë të ardhmen e klubit me Klopp në krye dhe e bënë lëvizjen e tyre pas indikacioneve që ai dëshironte të bënte të njëjtën gjë.

Klopp fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën e Evropës me Liverpoolin në vitin 2019, përpara se të fitonte titullin e Premier Ligës në 2020.

Lexo edhe

Video