Lajçi nga KDI: Në Gjakovë procesi po kalon pa probleme, dalja më e ulët se më 17 tetor

Lajçi nga KDI: Në Gjakovë procesi po kalon pa probleme, dalja më e ulët se më 17 tetor

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri te mbyllja e qendrave të votimit, KDI vlerëson se në Gjakovë procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe nuk është vërejtur ndonjë parregullsi që do ta dëmtonte procesin zgjedhor.

Përfaqësuesi i KDI për rajonin e Gjakovës, Naser Lajçi, tha se nga vëzhgimi që kanë bërë nuk ka pasur ndonjë element që do ta dëmtonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai përmendi që në dy qendra të votimit janë vërejtur disa përfaqësues politik, por që tha se të njëjtit janë larguar nga menaxherët.


“Nga qendrat e votimit që ne i vëzhgojmë dhe nga vizitat që i kishim në terren mund të themi që ishte një proces i qetë, demokratik, nuk ka pasur ndonjë element, i cili do ta dëmtonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo çka dua ta theksoj se dalja e qytetarëve në krahasim me zgjedhjet e para një muaji është më e vogël”, tha ai.

Lajçi tha se edhe në këtë raund të zgjedhjeve ka munguar respektimi i masave antiCOVID, sidomos nga komisionarët.

“Në dy qendra janë vërejtur që ka pasur prani të disa personave që kanë qenë politik, mirëpo është intervenuar prej menaxherëve dhe janë larguar. Ka pasur edhe në këto zgjedhje votim me asistim që votuesi është dashur të asistohet. Ka vazhduar ky mos respektimi i masave kundër COVID-19 siç është bartja e maskës dhe ruajtja e distancës. Qytetarët kanë qenë më të disiplinuar në momentin që janë futur për të votuar sesa komisionarët dhe vëzhguesit”, tha ai.

Të drejtë vote për të zgjedhur të parin e Gjakovës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me 139 vendvotime. Në balotazhin e sotëm në garë janë kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini dhe kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila. Në raundin e parë Gjini ka marrë 45.76 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 37.20 për qind.

Lexo edhe

Video

error: