Lajçaku më i tmerrshëm se cari rus Grozni ?!…

Lajçaku më i tmerrshëm se cari rus Grozni ?!…

Kosova nuk është thjesht vetëm një problem juridik po është edhe problem ekonomik, politik, juridik, shtetëror, gjeopolitik e global ndërkombëtar. Kosova është çështje kardinalë për të gjithë shqiptarët në të dyja anët e kufirit po edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi po edhe në Evropë. Problemi shqiptar është pikërisht kjo çështje që ka përcaktuar edhe politikën e fuqive të mëdha ndaj shtetit shqiptar e Kosovës në periudha të ndryshme. Problemi shqiptar është pikërisht moszgjidhja e drejtë e kësaj çështje pas Luftës së Dytë Botërore që e ka përcaktuar edhe politikën e shtetit shqiptar e shqiptarëve në shtetet tjera të pasluftës. Është pikërisht kjo që i ka prishur e tensionuar aleancat dhe prishjen e aleancave të fuqive të mëdha po edhe të shteteve tjera të ilirikut që përkufizohen me shqiptarët. Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981, formimi i partive politike në vitet 1990 -91, dalja në skenë e UÇK e lufta e UÇK-së u prishi gjumin e rehatinë forcave ndërkombëtare. Edhe pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe çlirimit të Kosovës, fuqitë e mëdha vazhdojnë përsëri të hezitojnë për zgjidhjen e çështjes shqiptare qysh nga Konferenca e Rambujesë, Konferenca e Vjenës, Konferenca e Brukselit ku bota e politikës dhe gjeopolitikës po karakterizohet në shkallë të madhe nga cinizmi i BE e Rusisë, SHBA e Kinës.

 Nga zhvillimet që i përmenda më lart brenda këtyre pesë dekadave, mund ti shpjegojmë thjesht e lehtë nga interesat e fuqive të mëdha për të ruajtur një status quo në rajon e për të mbajtur balancën e rendit të përcaktuar në Teheran, Jaltë, Brest Listov e gjetiu. Po kështu është edhe sot, po me të vetmin ndryshim se çështja ka dalë në shesh,  që është shtruar prapë për zgjidhje siç po e shohim të gjithë. A nuk është shembulli më i mirë i gjithë këtij marifeti caktimi i Lajçakut sllovak e Borelit spanjoll për udhëheqjen e bisedimeve Kosovë Serbi.

 Lajçkau Sllovak që se njohu asnjëherë shtetin e Kosovës, po donë me dalë më i rrezikshëm se të gjithë përfaqësuesit tjerë të BE për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Këtë e them për faktin që ambasadori Lajçak e detyroi Policinë e Kosovës e grupin e barrikaduesve të zhbllokojnë rrugët në veri të Kosovës drejtë Jarinjës. Lajçaku me urdhëresën e parë e detyron Policinë e Kosovës që të kthehet në kazerma nga kishin ardhur. Me një fjalë, Lajçaku e barazoi Policinë e Kosovës me 30 protestues civil serb të barik duar e që vazhdimisht  i shanin e fyenin ROSUN e Kosovës.

Kjo çka ndodhi në Veri të Kosovës,  siç po duket nuk po i bënë fare përshtypje VV, AAK, NISMËS  përveç tani PSD së Dardan Molliqajt që ende po heshtin e nuk po deklarohen për realitetin politik, pasi ishin bashkë pjesëmarrës me VV apo si quhej dikur VVAN,  VV-AAK-NISMA. Ah Aidë AidË!? Po ku je mori e gjorë që se thua asnjë fjalë tani e pse e ke mbyllë gojën siç folshe dikur para qytetarëve kur ishit në koalicion me VVAN (VV-AAK-NISMA)?


Marrëveshja e arritur e 14 shtatorit 2016 dhe ajo e 14 shtatorit 2022 është e njejtë siç është nënshkruar nga Besnik Bismilahi në Bruxel me 30 Shtator 2021 që në at kohë Aida Derguti në emër të VVAN deklaronte: “Çfarë kuptimi ka lëvizja e lirë,  kur duhet të fshihesh vendin prej nga vjen”?

A është mirë dhe a mundet njeriu me besuar që një grup serbësh të barrikada të zbyth ROSUN e Kosovës e të vendos KFORIN në kufij?! Vendosja e KFORIT në kufij, nuk është asgjë tjetër vetëm se është kthimi i Kosovës para vitit 2008, gjegjësisht para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Partia e VV që ishte edhe pjesë e VANIT ishte trazuar përtej bilahit në 14 shtator 2016 nga marrëveshja e arritur dikur nga qeveritë e mëparshme me Serbinë të cilën e pat akuzuar e quajtur Aida e Dërgutëve në konferencën për mediat e për opinionin. Marrëveshja e 30 shtatorit 2021 në thelb nuk ndryshon asgjë nga ajo e 14 shtatorit 2016 e ajo e 14 shtatorit 2011. Targat provuese nuk po hiqen po thotë Besnik  Bislimi në Bruksel. 

Ndonëse nuk kam informacion të mjaftueshëm dhe nuk jam në gjendjen ti ij gjërat në hollësi, po dëgjoj këtu në periferi të Prishtinës disa belbëzime e mërmëritje në lidhje me qëndrimin e autoriteteve shqiptare në Kosovë e Tiranë ndaj kësaj çështjeje. Këtë çka po dëgjoj nga mjetet e deklaratat e mjeteve të informimit, kam përshtypjen se është i karakterizuar nga lëkundje dhe zik zake të shumta që nuk janë të shëndetshme për shtetin e Kosovës e popullin shqiptar në përgjithësi. Edhe pse versioni ndërkombëtar është pranuar nga Prishtina e Tirana zyrtare, si edhe nga pjesa shumicë e shqiptarëve në Ballkan, që mund të jem edhe i gabuar për mungesë të informacioneve zyrtare, por unë kam përshtypjen se qeveria dhe parlamenti i Kosovës po edhe ai shqiptar e kanë njohur Shtetin e Kosovës e cila ka edhe përfaqësuesit e vet në shumë vende të botës po edhe në Tiranë.

Atëherë, cila qenka kjo Prishtina e Tirana zyrtare që po i shkelin tani vendimet e Kuvendit të Kosovës po edhe ati të Tiranës? Të them të drejtën, unë si Avdi Gjata,  nuk po mund ti kuptoj këto qyfyre e muhalife!  “Marrëveshja e 14 shtatorit 2016 vazhdonte të deklaronte znj. Derguti që në emër të vetëvendosjes pat “kërkuar” citoj që Serbia më së pari duhet të kërkoi falje për vrasjet e gjenocidin që kishte bërë gjatë luftës në Kosovë,  para se të arrihet apo bëhet çfarëdo negociatash. Tani shtrohet pyetja: A u zgjidh problemi i Kosovës dhe a kërkoi falje Serbia para se me i nisur apo filluar negociata siç kërkonte dikur Aida e Dergutëve? Kush humbi e kush fitoj në këtë maskaradë politike në Veriun e Kosovës.

Normalisht që fitoi Serbia pasi e detyroi qeverinë e Kosovës me biseduar në Bruksel përsëri për tokat e Republikës së Kosovë. Si guxon dikush të hynë në bisedime  me ndonjë shtet tjetër për ndonjë pjesë të territorit të Kosovës kur territorin e Republikës e garanton Kushtetuta e Kosovës që është i paprekshme? Kësaj populli i thotë. Luaje qeveri luaje. Nuk latë gjë pa përdorë e bërë për ta kapur pushtetin e ç’ kapur hyqmetin!?…

Lexo edhe

Video