Lajçak takon Bislimin: Urgjentisht të gjejmë zgjidhje për targat

Lajçak takon Bislimin: Urgjentisht të gjejmë zgjidhje për targat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.


Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se zgjidhja e ofruar duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet derisa çdo dhunë eventuale është e papranueshme.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar diplomati sllovak.

Lexo edhe

Video