Lajçak takon Abazoviqin: Është jetike mbajtja e orientimit të qartë të Malit të Zi drejt BE-së

Lajçak takon Abazoviqin: Është jetike mbajtja e orientimit të qartë të Malit të Zi drejt BE-së

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar këtë të martë me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak dhe Abazoviq diskutuan lidhur me zhvillimet në Mal të Zi.


Lajçak nëpërmjet një shkrimi në Twitter ku ka treguar për takimin me Abazoviqin tha se ka theksuar që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt Bashkimit Evropian.

“Mirënjohës për diskutimin shumë të qartë dhe të hapur me zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviq, rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi. Theksova që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak.

Lexo edhe

Video