Lajçak për takimin në Bruksel: U dakorduam për hapat e ardhshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka folur pas raundit të ri të bisedimeve sot në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari.

“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në X, duke mos dhënë më shumë detaje.

Pas takimit, kryenegociatori Besnik Bislimi tha se nuk kanë arritur përsëri pajtueshmëri për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi pala serbe po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm të marrëveshjes bazë.

“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha ai.

Ndërsa, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Kosova duhet të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, takimi i fundit trepalësh në Bruksel u mbajt më 2 korrik 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024