Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të përbashkët me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka thënë se kanë pasur diskutime të gjata me Vuçiqin, në takimin e së martës në Beograd.
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023
“Në Beograd, 🇺🇸 DAS Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar ai.