Lajçak paralajmëron vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit

Lajçak paralajmëron vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në fillim të muajit shtator.


Këtë lajm Lajçak e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twiter ku ka shkruar se sot ka biseduar përmes takimeve të veçanta me zëvendëskryministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për përgatitjet e takimit të radhës në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të dialogut në nivel kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Lexo edhe

Video

error: