Lajçak: Në ditët në vijim do të fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara

Lajçak: Në ditët në vijim do të fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në ditët në vijim do të fokusohet në gjetjen e një rruge përpara, derisa sulmin e së dielës ndaj policëve në veri të Kosovës e ka quajtur akt frikacak.

Ai ka shkruar se “ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues”.

“Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, të theksuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork… Ishte e mrekullueshme të kthehesha në OKB, por pas një jave të “takimeve të shpejtësisë globale” ishte koha për t’u kthyer në Bruksel. Në ditët në vijim, do të fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara”, ka shkruar Lajçak.


Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.

Lexo edhe

Video