Lajçak: Marrëveshjet Serbi-Kosovë gati për t’u nënshkruar

Lajçak: Marrëveshjet Serbi-Kosovë gati për t’u nënshkruar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak deklaroi sot se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.

Lajçak e bëri njoftimin gjatë një konference ndërkombëtare të Forumit të 15-të në Dubrovnik.

Edhe pse Lajçak në fjalimin e tij nuk tha se çfarë përfshijnë marrëveshjet, muajin e kaluar ai njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord për miratimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve energjetike në kuadër të Dialogut të Brukselit.

Çdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve do të ishte e para e nënshkruar nga të dyja palët që kur Lajçak u angazhua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradës dhe Prishtinës.

Në vitin 2011, BE-ja nisi një proces dialogu për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithëse në vitet e fundit përpjekjet janë penguar për shkak të tensioneve.

Objektivi është arritja e një zgjidhjeje për çështjen sesi do të paguajnë për furnizimin me energji, konsumatorët në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.


Që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, situata ka mbetur e pazgjidhur, pasi serbët vazhdojnë të refuzojnë të paguajnë për energjinë që u është dhënë sepse nuk i njohin institucionet e Kosovës si ligjërisht të vlefshme.

Sipas udhërrëfyesit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, do të lëshojë një licensë furnizimi për “Drustvo Elektrosever”, një degë e kompanisë shtetërore serbe të energjisë “Elektroprivreda Srbije” në Kosovë.

Lajçak tha në forum se procesi i dialogut mes dy vendeve është procesi më strategjik në rajon.

“Dy probleme urgjente janë, fillimi i negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe një regjim pa viza për Kosovën”, theksoi ai.

“Theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimi i BE-së u kthye sërish në një çështje politike. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më”, shkroi Lajçak në rrjetet sociale.

“Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.