Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Lajçak ”kthen” Kosovën në Serbi – video

Lajçak ”kthen” Kosovën në Serbi – video

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë Miroslav Lajçak.

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, dha një intervistë nga Brukseli për Platformën European Western Balkans, raporton Klan Kosova.

Nga aty, diplomati sllovak foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd.


Në kryeqytetin e Kosovës, emisari evropian mes tjerash pritet ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të cilin në raport me dialogun, diplomati ka shumë pritje.

Kjo ndonëse Kurti ka deklaruar se bisedimet me Serbinë janë prioriteti i katërt i qeverisjes së tij kur të bëhet kryeministër.

”Albin Kurti është një politikan serioz me mandat të fuqishëm për kohën që po vjen. Sa ishte Kryeministër ai hoqi tarifën dhe e beri te mundur vazhdimin e dialogut. Ai ishte pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm me Serbinë për çështje të shëndetësisë. Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin në krejt këtë periudhë. Natyrisht ai e di se cilat janë pritjet e Bashkimit Evropian”, tha Lajçak

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: