Lajçak fton kryenegociatorët për takim të ri, pas dështimit të marrëveshjes

Lajçak fton kryenegociatorët për takim të ri, pas dështimit të marrëveshjes

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur pajtim rreth marrëveshjes për targat dhe u ka bërë thirrje kryenegociatorëve të të dyja shteteve për një takim të ri për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale.


“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Lajçak ka ftuar të dyja palët që përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.