I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq, pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë tregur angazhim kontruktiv në Bruksel. Ai shprehu mirënjohje për diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog.
“Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim të madh për Departamentin amerikan të Shtetit, dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e dialogut”, tha Lajçak.
My thanks tonight go to @BislimiBesnik and @PetkovicPetar for their constructive engagement today. And a big thanks to @StateDept and the US diplomacy for their invaluable support! https://t.co/wEJUDbX61H
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022