Lajçak e Peach diskutojnë për dialogun në Bruksel

Lajçak e Peach diskutojnë për dialogun në Bruksel

I dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Miroslav Lajçak ka biseduar sot me të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.


“Kam pasur një bisedë të mirë dhe gjithëpërfshirëse sot në Bruksel për dialogun dhe çështjet rajonale me të dërguarin britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak ka publikuar edhe një foto nga takimi.

Lexo edhe

Video