“La stampa”: Rusia solli ndihma të padobishme

“La stampa”: Rusia solli ndihma të padobishme

Roma kritikoi ashpër ushtrinë ruse, e cila solli në Itali “pajisje mjekësore, laboratorike dhe special, si dhe specialist”. Italia shprehu pakënaqësi të hapur kategorike, duke e përqeshur Rusinë për ndihmë “absolutisht të padobishme ose me pak përdorim”, shkruan “La Stampa” italiane.

Rusia u bë vendi i parë në botë që iu përgjigj një thirrje për ndihmë nga Italia, dhe për këtë raportuan shumë media botërore, duke e çmuar “aktin human” rus. Porse, doli të jetë njëfarë mashtrimi.

“Afër 80% e furnizimeve ruse janë plotësisht të padobishme ose pak të përdorshme për Italinë.  Me një fjalë, kjo nuk është gjë tjetër veçse një justifikim.  Ndryshe, të themi, furnizimet kineze (që përbëhen kryesisht nga aparatet e ventilimit mekanik), furnizimet ruse ishin me pajisje për dezinfektimin bakteriologjik të territoreve, një laborator fushor për sterilizim dhe profilaksinë kimike dhe bakteriologjike.  Qindra ekspertë të dërguar nga Moska janë mjekë ushtarakë, dhe i gjithë operacioni është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, dhe jo të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto përfshijnë gjeneralë, kolonelë, kolonelë-togerë dhe majorë që kanë qenë të përfshirë në operacione ushtarake në të kaluarën, si në  Guinea, në të cilët lufta bakteriologjike është bërë me operacionet e inteligjencës ruse.  Sergey Kikot, gjeneral i lartë, shef i misionit, është një ekspert i antraksit.  Koloneli Genadi Eremin është ekspert në luftën bakteriologjike dhe ka punuar në luftën kundër murtajës së derrave”, – shkruan “La Stampa”.


Vlen të përmendet se pasi dërgesat e para të ndihmës nga Rusia mbërritën në Itali, Italia me të vërtetë iu drejtua Shteteve të Bashkuara për ndihmë, gjë që padyshim që mund të tregojë faktin se Roma është me të vërtetë e pakënaqur me veprimet e Rusisë.

Linku: https://www.lastampa.it/topnews/primo-piano/2020/03/25/news/coronavirus-la-telefonata-conte-putin-agita-il-governo-piu-che-aiuti-arrivano-militari-russi-in-italia-1.38633327

http://avia-pro.net/news/takaya-pomoshch-bespolezna-italiya-raskritikovala-rossiyskuyu-pomoshch-v-borbe-s-koronavirusom

Lexo edhe

error: