La Liga spanjolle vazhdon sot me këto ndeshje

La Liga spanjolle vazhdon sot me këto ndeshje

La Liga spanjolle rikthehet me disa ndeshje interesante të parapara që të zhvillohen në kuadër të javës së 22-të.

Dy ndeshjet më interesante të programit për ditën e shtune do të jenë mes Huesca-s e Real Madrid-it dhe Sevilla-s me Getafen, përcjell KosovaPress.

Pas 20 xhirosh, Real Madrid gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me 12 fitore, katër barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 40 pikë. Sot do të përballen kundër skuadrës së Huesca-s, që gjendet në pozitën e fundit në tabelë, respektivisht të 20-tën.

Në anën tjetër, skuadra e Sevilla-s pas 20 ndeshjeve ka regjistruar 12 fitore, tre barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar në vendin e katërt në tabelë, me gjithsej 39 pikë, vetëm një pikë më pak se vendi i dytë Barcelona, e i treti Real Madridi. Sevilla sot do të zhvillojë ndeshje me Getafen, që gjendet në vendin e 12-të.


Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle.

14:00 Levante (9) – Granada CF (8) (Stadiumi Ciutat de Valencia)

16:15 Huesca (20) – Real Madrid (3) (Stadiumi El Alcoraz)

18:30 Elche (19) – Villarreal (5) (Stadiumi Manuel Martinez Valero)

21:00 Sevilla (4) – Getafe (12) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

Lexo edhe

Video

error: