Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

La Liga spanjolle; Vazhdon sot xhiro e 20-të

La Liga spanjolle; Vazhdon sot xhiro e 20-të

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 20-të.

Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Barcelonës që është mysafirë i skuadrës së Elches, dhe Atletico Madridit që zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Valencias, përcjell KosovaPress.

Pas 19-të xhirosh, tabela e La Ligas kryesohet nga Atletico Madridi që ka 44 pikë, ku menjëherë në vend të dytë është Real Madridi me 40 pikë, ndërsa Top 4 e përmbyllin skuadrat si Sevilla me 36 pikë e Barcelona me 34 sosh.

Në zonën e rrezikut në tabelë gjenden skuadrat Elche, Osasuna e Huesca. Elche pozicionohet e 18 me 17 pikë, Osasuna e 18-ta me 16 pikë dhe Huesca në pozitë e 20-të me gjithsej 13 pikë.


Programi i plotë i ndeshjeve në La Ligan spanjolle është i bashkangjitur më poshtë.

14:00 Osasuna (19) – Granada (7) (Stadiumi El Sadar)

16:15 Elche (18) – Barcelona (4) (Stadiumi Manuel Martinez Valero)

18:30 Celta Vigo (12) – Eibar (16) (Stadiumi De Balaidos)

21:00 Atletico Madrid (1) – Valencia (14) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Lexo edhe

Video

error: