La Liga spanjolle, Barcelona kërkon t’i rikthehet fitoreve kundër Elches

La Liga spanjolle, Barcelona kërkon t’i rikthehet fitoreve kundër Elches

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 18 të sezonit 2021/22.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Rayo Vallecanos dhe Alavesit, përballje kjo që fillon nga ora 14:00, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:30 gjigandi katalunas Barcelona do të kërkojë me çdo kusht që t’i rikthehet fitoreve, ku pret në shtëpi skuadrën e Elches.

Pas takimit mes Barçës e Elches do të zhvillohet ndeshja më interesante e ditës ë sotme në La Liga, ku kampioni aktual Atletico Madridi zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Sevillas.

Momentalisht, pas 17 xhirosh të zhvilluara tabelën e kryeson Real Madridi me gjithsej 42 pikë, tetë sosh më shumë se vendi i dytë Sevilla, kurse Top 4 e mbyllin Real Betis dhe Atletico Madridi.


Në anën tjetër, Cadiz me 13 pikë, Getafe me 12 sosh dhe Levante me vetëm tetë pikë të tubuara janë tri skuadrat që gjenden në fundin e tabelës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

14:00 Rayo Vallecano – Alaves

16:15 Real Sociedad – Villarreal

18:30 Barcelona – Elche

21:00 Sevilla – Atletico Madrid

Lexo edhe

Video