Ky pritet të jetë përforcimi i radhës te Juventusi

Ky pritet të jetë përforcimi i radhës te Juventusi

Juventusi nuk do ta mbyll afatin kalimtar pa e bërë së paku edhe një përforcim.


Vija e mbrojtjes është pika ku bardhezinjtë kanë për synim të përforcohen dhe emri që është shumë afër kalimit te “Zonja e Vjetër” është Filim Kostic.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi është i përgatitur për të mbyllur marrëveshjen me Kostic shumë shpejt. Detajet përfundimtare po diskutohen me Eintracht Frankfurtin dhe është çështje bonusesh për të arritur marrëveshje të plotë për çmimin dhe më pas Kostic do të fluturojë për në Torino, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe, sezoni i ri 2022/23 i Serie-A do të startojë në këtë fundjavë.

Lexo edhe

Video