Ky është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Ky është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me sot me ndarjen e çmimit të “Yllit të Javës” në Superligën e Kosovës.

Bëhet fjalë për portierin e Trepçës ’89, Marly Prince, i cili ka fituar çmimin e më të mirit për xhiron e tetë të kampionatit kosovar, përcjell KosovaPress.


Prince u vlerësua se ishte më meritori që skuadra e tij shënoi fitore kundër Dukagjinit me shifrat 3:0, duke bërë pesë intervenime të rëndësishme gjatë asaj përballjeje.

Çmimi “Ylli i Javës” Marly Prince iu dorëzua sot, pas kthimit nga vendlindja e tij, ku ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Kongos.

“Jam shumë i lumtur të pranoj sot trofeun e më të mirit të xhiros.  Si futbollist i Trepçës ‘89, pres që si ekip i mirë dhe i kompletuar që jemi të fitojmë kampionatin dhe pse jo të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve në vitin e ardhshëm. Me këtë rast dua të falënderoj shumë stafin dhe bashkëlojtarët për këtë trofe, sepse pa kontributin e tyre ky çmim do të ishte i pamundur të fitohej”, tha Marly Prince për faqen zyrtare të FFK-së.

Lexo edhe

Video