Ky është transferimi i parë i Paris Saint-Germain – video

Ky është transferimi i parë i Paris Saint-Germain – video

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit portugez, Vitinha.

Vitinha i bashkohet PSG-së si transferimi i parë i Luis Campos, ku marrëveshja është kompletuar me tarifën prej 40 milionë eurosh drejt Portos, përcjell KosovaPress.

Mesfushori portugez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin francez, e cila do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në qershor të vitit 2027.


Tani, PSG do të përgatit për një raund të ri të bisedimeve për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, dhe mesfushorin e Lille, Renato Sanches.

Për të dy futbollistët besohet se marrëveshjet janë shumë afër për tu arritur.

Lexo edhe

Video