Ky është trajneri i muajit mars në Premier Ligën angleze

Ky është trajneri i muajit mars në Premier Ligën angleze

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka pranuar çmimin e tij të dytë si trajneri më i mirë i muajit në sezonin 2021/22 në Premier Ligën angleze, pasi që e fitoi këtë çmim për muajin mars.

Arteta, i cili u zgjodh trajneri më i mirë i muajit shtator, udhëhoqi Arsenalin drejt tre fitoreve nga katër ndeshje sa zhvilluan në muajin mars duke përforcuar më shumë pozitën e katërt në tabelë, përcjell KosovaPress.

Arsenali e filloi muajin mars me fitore 3:2 kundër Watford, fitore kjo e cila e ngjiti në vendin e katërt në tabelë, ndërsa më pas vazhdoi me fitore duke e mposhtur 2:0 skuadrën e Leicesterit.


“Topçinjtë” iu përgjigjën humbjes 2:0 kundër Liverpoolit në formë të mirë, duke e mbyllur muajin me fitore 1:0 kundër Aston Villas.

Në listën prej pesë trajnerëve sa ishin në garë për këtë çmim, Arteta mposhti Antonio Conten, Jurgen Klopp, Brendan Rodgers dhe Thomas Tuchel pas votave nga publiku të cilat ishin të kombinuara me ato të panelit të ekspertëve të futbollit.

Lexo edhe

Video