Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Atalantas dhe Romës, ku momentalisht mysafirët gjejnë vetën në epërsi prej një goli.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Romës gjen vetën në epërsi prej 2:1 në ndeshjen kundër Atalantas, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Tammy Abraham, i cili kalon Romën në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 1’ të ndeshjes.
Epërsinë në 2:0 për romakët e dyfishoi mesfushori Nicolo Zaniolo, përmes një asistimi të Veretout në minutën e 27’.
Golin e parë për Atalantan në ndeshje e shënoi sulmuesi Luis Muriel, i cili ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 45’+1 shtesë.
Rezultati momental i pjesës së parë është 2:1 në favor të Romës.