Ky është programi i Xhavit Drenorit për një Drenas të pastër e të zhvilluar

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka shpalosur planet e Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” për këtë qytet.

Përkrahja për bizneset, shërbimet më të mira për qytetarët që kanë nevojë për shëndetësinë, duke përfshirë edhe kërkesën për një spital rajonal, por edhe depolitizimi i arsimit dhe ngritja e cilësisë, janë vetëm disa nga çështjet që do t’i ketë në fokus Drenori me iniciativën e tij qytetare.

Xhavit Drenori duke prezantuar pikat programore të “GREEN për Drenas”, për zgjedhjet lokale, ka thënë se fillimisht do ta formojnë Drejtorinë e Mjedisit dhe shumë projekte ka prezantuar pikat programore për zgjedhjet lokale 2021

“Me themelimin e kësaj drejtorie ne synojmë që përmes ekspertëve që udhëheqin këtë drejtori së pari të themelojmë kompaninë publike komunale për menaxhimin e mbeturinave sepse një ndër problemet e mëdha sot në komunën tonë është edhe menaxhimi i mbeturinave. Ndërsa tri projektet e para që do t’i realizojmë që ditën e para të marrjes së pushtetit në Drenas janë tri brezat që i kemi quajtur të gjelbra. Brezi i parë është brezi i cili e rrethon Feroniklin, pra Fabrikën e Feroniklit duke pasur parasysh që Feronikli është njëri ndër ndotësit më të mëdhenj të komunës sonë. Ne synojmë që përmes rrethojave të fabrikës së Feroniklit të krijojmë një zonë të gjelbër, zonë që e kemi quajt edhe filtri i komunës tonë, me të cilin do të minimizojmë ndotjen që e shkakton fabrika, më pas do të shkojmë me brezin e dytë me brezin urban, ky brez është mjaft atraktiv sepse përfshin rreth 8 km do të ketë shteg për çiklistë dhe shteg për udhëtarë për lëvizje për ecje dhe për rreth e rreth këtij shtegut do të ketë disa pjesë që i kemi përcaktuar tani më edhe në projektin tonë, do të ketë kënd të lodrave për fëmijë do të jenë dy liqene akumuluese, të cilët gjithashtu jo vetëm që i japin një pamje të bukur këtij brezi, por do të bëjnë edhe filtrimin e ajrit. Ndërsa përgjatë rrjedhës së lumit Drenica ku kemi paraparë këtë brezin e gjelbër, do të ndërtohen disa ura druri të cilat do t’i lidhin fshatrat përreth lagjeve urbane dhe qendrës së qytetit të cilat do t’i shtojnë një hijeshi jashtëzakonisht të madhe të gjithë këtij projekti”, tha ai duke shtuar se synimi i tyre është që qytetarët brenda Drenasit të kenë të izoluar fabrikën e Feronikelit, ndërsa brez urban do t’i përfshijë 10 km gjatësi dhe ky brez urban përmban në vete një shteg të çiklistëve, një shteg të këmbësorëve, tavolina dhe karrige për pushim, si dhe do të ketë kënde me lodra.

Ai jep detaje edhe për brezin e tretë, i cili ndryshe quhet edhe brezi i periferisë.

“Ndërsa brezi i tretë e përfshin brezin që ne e kemi quajtur periferinë e komunës sonë, ky brez pastaj do të ketë shumë aktivitete që do të zhvillohen në kuadër të këtij brezi kuptohet aktivitete rekreacioni dhe aktivitete që e bëjnë joshëse për qytetarët tjerë të komunave përreth, duke pas parasysh që ne kufizohemi me disa komuna këtu. Do t’i kemi më pas të shënjëzuara të gjitha rrugët që kanë lëviz në ato shtigje, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës, respektivisht ushtarët e saj. Pra, do të kemi një laramani aktivitetesh, të cilat do të përfshihen në brezin e tretë, i cili quhet brezi i periferisë. Ky brez e përfshin edhe liqenin e Vasilevës për të cilin tashmë e kemi një projekt të detajuar se si do të duket dhe cilat aktivitete do të zhvillohen rreth tij. Ky brez përfshin edhe pishat e Gllobarit që ne do ta quajmë parkun kombëtar të komunës sonë dhe disa aktivitete të tjera që jemi duke i finalizuar” ka thënë ai.

Pretendenti për ta drejtuar komunën e Drenasit, po ashtu te sistemi i arsimit në këtë komunë, ku thotë se do ta ndalin politizimin në arsim.


“Ne e kemi një politizim të skajshmen, angazhim të stafit të mësimdhënësve mbi baza politike dhe klientele. Ne do t’i themi stop kësaj dukurie, ne do ta kthejmë retokracinë, ne secilit të ri dhe të re që dëshiron të angazhohet në mësimdhënie dhe i plotëson kushtet do t’i japim hapësirën, por nuk do të ndalemi me aq. Ne do të fillojmë mësim në parashkollor dhe çerdhe në shumë fshatra, sidomos në fshatrat më të thella rurale, sepse ne mendojmë që fëmijët t’i përgatisim që prej moshës të re për shkollim. Do të ofrojmë kushtet e nevojshme të mësimdhënësve në kuptimin e digjitalizimit me që pandemia na diktoi se mësimi u deshtë të mbahet online në vitin e kaluar që ka qenë një sfide për arsimin lokal, jo vetëm te ne. E kemi pa sa është e nevojshme që mësimdhënësit tonë të jenë të pajisur me teknologji, prandaj ne do të punojmë që secili mësimdhënës të ketë një laptop të tij, do të punojmë që të kemi laboratorë të nevojshëm, tabela të mençura, digjitale dhe krahas kushteve të cilat do t’ia plotësojmë stafit të mësimdhënësve do të kërkojmë cilësi dhe ne do të kemi një organ të caktuar brenda drejtorisë komunale për arsim, i cili do të merret vetëm me monitorim strikt të cilësisë së arsimit. Pra, paralelisht kushti për mësimdhënës dhe nga ana tjetër edhe cilësi”, tha ai.

E kur flet për shëndetësisë, thotë se ka qenë një ndër pikat dobëta të qeverisjes aktuale në Drenas.

“Ankesat kanë qenë të vazhdueshme të qytetarëve tanë të cilët nuk kanë marrë shërbime të mira dhe cilësore në qendrat kryesore të mjekësisë familjare. Ne si iniciativë do t’i kushtojmë vëmendjen e vazhdueshme kësaj çështje duke pas parasysh që është çështje shumë e ndjeshme. Digjitalizimi do të jetë pika e parë, pra ne do të shkojmë dhe do të hapim kartat e pacientëve secili pacientë do të ketë historinë e tij në mënyrë digjitale dhe sa herë shkon te doktori do të kryejë shërbime shpejt. Më pas do të shkojmë te shërbimi i ofrimeve, siç thash në shkolla në mënyrë sistematikë, mirëpo edhe kategorive të ndryshme. Do të kemi pjesë të njerëzve të cilët me të vërtetë kanë problem të lëvizin. Ne do të kontaktojmë përmes kryetarëve të fshatrave dhe do t’u dërgojmë edhe mjekun te shtëpia. Janë disa qendra të mjekësisë familjare që nuk funksionojnë për shkak të mungesës së stafit. Ne do të përkushtohemi që në ditën e parë t’i funksionalizojmë të gjitha këto qendra të mjekësisë familjare dhe mbi të gjitha ajo që është pika më e ndjeshme sigurimi i barnave të cilat janë esenciale të cilat edhe sot po mungon… Ne qysh në ditët e para do të fillojmë me kërkesën që të ndërtohet një spital rajonal që i përfshin katër komuna përreth, meqenëse edhe lakohemi edhe në qendër të Kosovës dhe lëvizjet janë shumë më të lehta prej komunës sonë, jemi duke e analizuar edhe ku mund ta lokojmë atë spital, po mendojmë diku nga Komorani për shkak që është lëvizja më e lehtë”, ka thënë ai.

I pari i ‘Green për Drenas’, ndalet edhe te çështjet ekonomike, ku thotë se fokusi i tyre është ekonomia qarkore.

“Deri tash kishim një cikël prodhim konsum hedhje, ndërsa me ‘Green për Drenas’ do të ketë prodhim, konsum, riciklim dhe ripërdorim. Pra, do të ketë një cikël i cili nuk do të ndalet dhe me këtë jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të favorizohen bizneset lokale, sidomos bizneset të cilat prodhojnë kryesisht janë edhe bujqit, mirëpo do të ketë më pak mbeturina. Ne do të ofrojmë kushte të mira për biznese të favorshme me anën teknike, pra infrastrukturë të nevojshme, rrugë ujë kanalizimet të gjitha bizneseve, të gjithë pjesëve ku do të koncentrohen bizneset në të ardhmen dhe në anën tjetër lehtësime dhe në tatime, sidomos në tatime do të kenë lehtësime të gjitha bizneset do të investojnë në burime të energjisë të ripërtërirë. Ne do t’i kushtojmë rëndësi të madhe edhe  zgjerimin të zonës industriale, sidomos te parku i biznesit në anën tjetër të rrugës dhe me këtë do të ofrojmë hapësirë të nevojshme”, ka vlerësuar ai.

Drenori flet edhe për ekspertët që kanë për asamblenë e re komunale që do të dalë pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të shikojnë programin tonë, t’i shikojnë njerëzit që i kemi ofruar në listë për garë për Asamblenë komunale, në fakt ata e shohin që në start që bërthama e ‘Green për Drenas’, e iniciativës sonë, është e bërë nga ekspertë të kësaj teme që e kemi si kauzë, prandaj ne dalim ballëhapur me listë garuese për Asamblenë komunale, brenda listës së asamblesë është i përbërë nga ekspertët, nga njohës të fushës dhe të rinj entuziastë që edhe mos të merreshin fare me politikë, do t’i shtyjmë këto projekte përpara. Pra qytetarëve iu kemi ofruar listën më të mirë dhe duke e pasur parasysh që edhe jemi të parët që e kemi publiku listën dhe programin, ne iu kemi tregu seriozitetin e punës sonë dhe seriozitetin e iniciativës sonë,” ka thënë ai.

Lexo edhe

Video