Ky është orari i ndeshjeve të Botërorit “Katar 2022” sipas orës sonë lokale

Ky është orari i ndeshjeve të Botërorit “Katar 2022” sipas orës sonë lokale

Kanë mbetur edhe katër ditë deri te fillimi i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ndërsa kombëtaret veçse kanë filluar përgatitjet për të synuar triumfin në këtë garë prestigjioze.

Këtë edicion të Kupës së Botës do ta hap ndeshja e Grupit A mes Katarit dhe Ekuadorit, përballje kjo që zhvillohet më datën 20 të këtij muaji në stadiumin “Al Bayt” me fillim nga ora 17:00, raporton KosovaPress.


Ndërkaq, të nesërmen, respektivisht më datën 21, do të kemi tre ndeshje në kuadër të Botërorit “Katar 2022”, të cilat do të zhvillohen me oraret 14:00, 17:00 dhe 20:00.

Po ashtu, përveç orareve të cekura më lartë pritet që të zhvillohet ndeshje edhe nga ora 11:00.

Kjo gjë nënkupton që futbolldashësit do të jenë që nga mëngjesi deri në mbrëmje duke shikuar futboll.

Lexo edhe

Video