Ky është numri që do ta bartë Fernandez te Chelsea

Ky është numri që do ta bartë Fernandez te Chelsea

Skuadra e Chelseat theu rekordin e transferimeve në Britani duke siguruar shërbimet e mesfushorit Enzo Fernandez.

Fernandez i bashkohet Chelseat nga Benfica për një shifër marramendëse prej 120 milionë eurosh, raporton KosovaPress.

Ylli argjentinas ka nënshkruar kontratë tetë vjeçare me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në muajin qershor të vitit 2031.


Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Enzo do ta bartë numrin pesë në fanellën e tij te Chelsea.

Po ashtu, Enzo ka përfunduar pjesën e dytë të testeve mjekësore, pas pjesës së parë të përfunduar në Portugali.

Fabrizio Romano on Twitter: “Enzo Fernández has completed also the second part of medical tests after the first one in Portugal. 🔵✅🩺 #CFC Chelsea’s official unveiling of their €121m boy is coming. https://t.co/H13qckLgWw” / Twitter

Lexo edhe

Video