Ky është kundërshtari i radhës i Bad News Eagles

Ky është kundërshtari i radhës i Bad News Eagles

Ekipi shqiptar i video-lojës CS:GO, Bad News Eagles tanimë e ka mësuar kundërshtarin e radhës së ditës së nesërme.

“bNE” shënoi sot fitore kundër skuadrës turke Eternal Fire në Dust 2, ku rezultati në fund të ndeshjes tregonte shifrat 16:14 në favor të tyre, raporton KosovaPress.


Trajneri i “bNE”, Klesti Kola tani ka njoftuar publikun se cili do të jetë kundërshtari i radhës i tyre, për të cilin Kola tha se ka respekt të madh, por se tani është koha për hakmarrje.

“Do të luajmë kundër NIP CS:GO nesër. Ne ndajmë një respekt të madh dhe miqësi për secilin jashtë lojës por tani është koha që të tregojmë vlerën tonë në server. Shikojmë përpara për hakmarrje”, shkruante Kola në faqen zyrtare në “Twitter”.

(10) stikle- on Twitter: “Going to play versus @NIPCS tomorrow. We share a great respect and friendship for each other outside of the game but its time to show our worth in the server. Looking forward for revenge. 🫡👊” / Twitter

Lexo edhe

Video