Ky është gjesti i turpshëm i Zaniolos drejtuar tifozëve të Lazios në derbi-video

Ky është gjesti i turpshëm i Zaniolos drejtuar tifozëve të Lazios në derbi-video

Lazio e ka fituar derbin e javës së gjashtë të Serie-A kundër rivalit lokal Romës me rezultat 3-2.

Milinkovic-Savic, Pedro dhe Felipe Anderson u shënuan në listën e realizatorëve për Lazion, kurse nga radhët e Romës shënuan Ibanez dhe Veretout nga penalltia, përcjellë KosovaPress.

Polemikat dhe tensionet vazhduan edhe pas përfundimit të ndeshjes me mesfushorin e Romës Nicola Zaniolo qe e përjetoi rëndë humbjen dhe eskaloi derisa po largohej nga fusha. Ai nuk i duroi provokimet e tifozëve duke u kundërpërgjigjur me një gjest të turpshëm për të cilin edhe pritet të dënohet nga komisioni disiplinor.


Përveç Zaniolos, ishte edhe trajneri i Romës Jose Mourinho ai i cili u largua nga konferenca për shtyp pas një debati të ashpër që pati me disa prej gazetarëve të pranishëm në sallë.

Pas gjashtë ndeshjeve, Roma renditët në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Lazio në të gjashtin me 11 pikë.

Ky ishte gjesti i pahijshëm i Zaniolos:

Lexo edhe

Video