“Ky është fundi i historisë”, Ronaldo u përgjigjet ashpër gazetarëve

“Ky është fundi i historisë”, Ronaldo u përgjigjet ashpër gazetarëve

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka hedhur poshtë spekulimet për një pensionim të mundshëm përpara finales së play-off-it të Kupës së Botës 2022 të Portugalisë me Maqedoninë e Veriut.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë festoi ditëlindjen e tij të 37-të muajin e kaluar, por ka shënuar 18 gola të në 32 ndeshje në të gjitha turnetë për” Djajtë e Kuq” këtë sezon.

Ka pasur sugjerime se Ronaldo ka dështuar për t’u përshtatur me ritmin e Premier Ligës në mes për shkak të  viteve të tij, por ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit nuk e sheh veten duke i varur këpucët edhe më tutje, përcjellë KosovaPress.


“Ai që do të vendosë për të ardhmen time do të jem unë. Nëse më pëlqen të luaj më shumë, do ta bëj. Unë jam shefi, ky është fundi i historisë,” u tha Ronaldo gazetarëve në konferencën për shtyp të Portugalisë para ndeshjes.

Marrëveshja e sulmuesit me Manchester United do të skadojë në verën e vitit 2023, por ai thuhet se ka vendosur të qëndrojë në klub edhe për një sezon tjetër.

Ronaldo luajti plot 90 minuta në fitoren e Portugalisë në gjysmëfinalen e play-off-it ndaj Turqisë.

Lexo edhe

Video