Ky është formacioni më i mirë i Euro 2020

Ky është formacioni më i mirë i Euro 2020

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian Euro 2020, në të cilin triumfues ishte Kombëtarja e Italisë, tanimë është bërë publike edhe formacioni me lojtarët më të mirë të këtij kompeticioni.

Formacioni që është bërë publik nga UEFA, më së shumti ka lojtarë nga Italia me gjithsej pesë prej tyre, e pasuar nga Anglia që ka tre lojtarë në përbërje, kurse me nga një lojtar janë Danimarka, Spanja dhe Belgjika, përcjell KosovaPress.

Sulmin e udhëheq sulmuesi i Belgjikës Romelu Lukaku, se bashku me Raheem Sterling të Anglisë dhe Federico Chiesan e Italisë.

Vend në formacion ka zënë edhe talenti 18-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës Pedri, i cili ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Formacionin e plotë të lojtarëve më të mirë të Kampionatit Evropian Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Portier: Gianluigi Donnarumma – Kombëtarja e Italisë

Mbrojtës i krahut të djathtë: Kyle Walker – Kombëtarja e Anglisë

Mbrojtës qendror: Leonardo Bonucci – Kombëtarja e Italisë


Mbrojtës qendror: Harry Maguire – Kombëtarja e Anglisë

Mbrojtës i krahut të majtë: Leonardo Spinazzola – Kombëtarja e Italisë

Mesfushor: Pierre-Emile Hojbjerg – Kombëtarja e Danimarkës

Mesfushor: Jorginho – Kombëtarja e Italisë

Mesfushor: Pedri – Kombëtarja e Spanjës

Sulmues i krahut të djathtë: Federico Chiesa – Kombëtarja e Italisë

Sulmues qendror: Romelu Lukaku – Kombëtarja e Belgjikës

Sulmues i krahut të majtë: Raheem Sterling – Kombëtarja e Anglisë

Lexo edhe

Video

error: