Ky është çifti fitues i “Beach Volley Mix”

Ky është çifti fitues i “Beach Volley Mix”

Çifti Alfred Pllana/Xhudjena Kurti ka triumfuar në garën e Beach Volley Mix, të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komuna e Prishtinës, të dielën.

Ishte një garë jashtëzakonisht e fortë që u përcoll me ndeshje interesante, derisa në fund dyshja Pllana/Kurti fitoi me plot meritë.


Në finale, ata mposhtën çiftin tjetër po ashtu impresiv Ermal Maliqi/Melirona Avdullahu, derisa vendin e tretë e zuri dyshja Armend Berisha/Adelajda Prenga.

Kupat për dyshen triumfuese i ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.

Kujtojmë se për ekipet fituese u ndanë edhe mjete financiare si shpërblim për më të mirët e kësaj gare.

Video